Bisedë njohëse
30 min · Falas
Një bisedë e shkurtër për të parë nëse jemi përshtatje e mirë. Më trego ku je bllokuar dhe unë të them si mund të ndihmoj.
- Pa kosto dhe pa detyrim
- Online
- Përgjigje brenda 24 orësh
Seanca individuale online. Çdo seancë është një hapësirë e sigurt për të menduar qartë.
30 min · Falas
Një bisedë e shkurtër për të parë nëse jemi përshtatje e mirë. Më trego ku je bllokuar dhe unë të them si mund të ndihmoj.
60 min · £50
Një seancë e plotë e fokusuar në një temë: një vendim, një marrëdhënie, një bllokim që po përsëritet.
Nuk ka pyetësorë të gjatë dhe as këshilla të gatshme. Fillojmë me atë që të shqetëson tani, e kuptojmë bashkë, dhe dalim me një hap konkret.
Terapia ofrohet nga profesionistë të licencuar të shëndetit mendor dhe punon kryesisht me çrregullime dhe me të shkuarën që ende dhemb. Coaching-u punon me të tashmen dhe të ardhmen: qëllime, vendime, zakone. Unë jam life coach, jo terapiste. Nëse del qartë se terapia do të të ndihmonte më shumë, do të ta them hapur dhe do të ndihmoj të gjesh mbështetjen e duhur.
Po. Të gjitha seancat zhvillohen online, kështu që mund të lidhesh nga kudo që je.
Në shqip ose anglisht — zgjedh ti kur rezervon.
Varet nga tema. Disa njerëz vijnë për një vendim të vetëm dhe një seancë mjafton. Të tjerë punojnë me mua për muaj. Seancat rezervohen një nga një, pa asnjë paketë detyruese.
Po. Çdo gjë që ndajmë mbetet mes nesh, brenda kufijve të ligjit.
Mund ta anulosh ose ta zhvendosësh falas deri 24 orë para seancës, direkt nga lidhja në e-mailin e konfirmimit.
Zgjidh një kohë që të përshtatet. Do të marrësh konfirmimin menjëherë.
Kalendari nuk u ngarkua? Shkruaj në rinamayacoach@gmail.com dhe e gjejmë një orar.